Tragjike, kryebashkiaku i PD hap dyert e mortit, sot përcjell njërin vëlla

Aktualitet

Nje aksident i rende ndodhi diten e djeshme ne Tropoje. I vdekur ka mbetur atje vellai i kreut te Bashkise se kesaj zone.

Familja e kryebashkiakut të Tropojës ka hapur dyert e mortit për të percjelle me nderime vellane. Nga aksidenti i djeshem mbeti viktimë Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj, përfaqësues i PD.

Ai ka qene ne makine me vellane tjeter, qe sipas policise eshte shtetasi me inicialet F.D. Vellai qe ishte shofer gjate aksidentit eshte arrestuar tha Policia, e ai nuk do mundet ti jape dot lamtumiren e fundit vellait qe e kishte aq prane kur nderroi jete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Permes nje postimi ne Facebook, kryebashkiaku u Tropojes ka njoftuar me hidherim largimin nga jeta te te vellait, ndersa ka dhene edhe detajet e ceremonise mortore.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta njeriu jonë i dashur, vëllai i madh, Man Xhafer Dushaj. Ceremonia e varrimit është nesër me dt. 21 Prill, ora 17:00, në Dushaj (Fierzë), Tropojë.”

Aksidenti ne Tropoje

Nje person ka mbetur i vdekur ndersa dy te tjere u plagosen si pasoje e nje aksidenti te ndodhur diten e sotme ne Tropoje.

Policia lokale informoi se më datë 20.04.2018, në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, është përplasur mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.

Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT