Tragjedi, shqiptarëve në New Jersey: U aksidentohet për vdekje djali i vogël, 5 ditë sapo kishin mbërritur

Aktualitet

Një djalë 12-vjeçar u godit dhe u vra nga një kamion të martën në New Jersey teksa ishte duke ngarë një biçikletë. Ai kishte vetëm pesë ditë që kishte vajtur atje nga Shqipëria dhe po vendosej në shtëpinë e tij të re në qytet, njofton northjersey.com.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

12-vjeçari Elios Xhemollari u identifikua nga kushëriri i tij në një portal GOFundMe, faqe që synon të mbledhë para për shpenzimet e varrimet. Policia nuk e kishte konfirmuar emrin e tij për shkak të moshës së mitur.

LEXO EDHE:Gjirokastër, merr flakë kabina elektrike

Ndërkohë që familja ishte duke u rregulluar dhe po përpiqej të niste një jetë të re, një tragjedi ndodhi. Ai u godit nga një kamion teksa ishte mbi biçikletën e tij në rrugën Lanza në Garfield, thuhet në faqen e hapur në internet. “Ne jemi të shkatërruar nga ngjarje dhe të vrarë”.

Policia tha se Elios ishte në proces regjistrimi në shkollën e qytetit. Të martën ai u aksidentua në kthesën e avenuve Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 pasdite. Shefi i Policisë Kovach tha se kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar nga New Jersey që po shkonte në lindje të avenusë Lanza. Djali, që po ecte me biçikletë, po ecte gjithashtu drejt lindjes, mbi trotuar.

Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe transportua në Paramus për ekzaminim ligjor.

Shoferi bashkëpunoi me hetuesit dhe refuzoi mjekimin. Hetimi është duke vazhduar dhe asnjë akuzë nuk është ngritur deri tani kundër shoferit./SYRI.NET

ME TE LEXUARAT