Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane

Policia italiane në Romë ka shkatërruar në bandë që merrej me trafikun e kokainës mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës. Në pranga janë vënë 7 persona, konkretisht shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Kliko per me shume info

Operacioni i sotëm është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe mediat italiane thonë se dy shqiptare janë arrestuar ne Shqipëri.

LEXO EDHE:  Sulmet e Ramës ndaj medias arrijnë në Paris

Sipas mediave, kreu i bandës ishte shqiptari Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Kokaina trafikohej përmes portit të Anversës dhe pasi mbërrinte në Romë, lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here