Tmerrohen familjarët, gruaja gjendet e varur në kasolle

Aktualitet

Një skenë e dhimbshme ajo që është shënuar një ditë më parë në një familje në fshatin Rrajcë të Përrenjasit. Në një kasolle pranë banesës, një grua 63 vjeçe është gjetur nga familjarët e varur me litar.

Dyshimet e policisë janë se XH.R. është vetëvarur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “shkaktimi  vetëvrasjes”, parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.

Shifrat e vetëvrasjeve mbeten alarmante në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT