Tmerret e pashpjeguara të Bermudës, trekëndëshit që çmend edhe natyrën

Soft

Trekëndëshi i Bermudës është një nga vendet më misterioze në botë për shkak të ngjarjeve misterioze që i atribuohen vendit më të veçantë në planet.

Vendi i cili ka marrë këtë emërtim, përfshin hapësirën detare në Paqësor mes Majemit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh, madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra aliene.

E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori. E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër.

Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh, raporton tch. Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bomba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erërat në këtë zonë kapin lehtësisht një shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gjenerojnë dallgë deri në 15 metra të larta.

E në të tilla kushte, asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeri, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Kolorados është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht.

ME TE LEXUARAT