Tiranë, zbulohet shuma e parave të grabitura në postë

Shuma e grabitur në postën e Laprakës në Tiranës pasditen e sotme është rreth 30.000 të reja, bënë me dije burime zyrtare nga policia e Tiranës.

“Rreth orës 15:50, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30.000 lek punonjëses së sportelit të postës”, shtuan të njëjtat burime.

Kliko per me shume info

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit si dhe janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës, njoftoi Policia. Gjithashtu po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.