Tension i ri/Erdogan nuk ia fal Trumpit, i dërgon mesazh të fortë

Bota

Turqia ka kundërshtuar “shprehjet e gabuara dhe komentin subjektiv historik” në deklaratën me shkrim nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme e Turqisë ka theksuar se “kundërshtojmë shprehjet e gabuara dhe komentin subjektiv historik në deklaratën me shkrim më 24 prill 2018 nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”.

Në deklaratën e ministrisë bëhet e ditur se Turqia pret nga qeveria amerikane të vlerësojë me një qasje të drejtë këtë periudhë, ku të gjithë kombet e Perandorisë Osmane përjetuan dhimbje të mëdha.

“I rikujtojmë presidentit Trump se në të njëjtën periudhë ishin edhe më shumë se 500 mijë muslimanë të cilët u masakruan për shkak të ngjarjeve ku kanë qenë të pranishëm kryengritësit armenë. Turqia vazhdon të propozojë zbardhjen e kësaj periudhe të dhimbshme të historisë me formimin e një komisioni të përbashkët historik dhe ajo ka hapur arkivat për hulumtuesit”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT