Të gjithë e pëlqejmë por e dini kush ia ka vendosur emrin e veçantë Dua Lipës?

Showbiz

Përpos zërit dhe pamjes, një gjë që fansat e këngëtares shqiptare pëlqejnë shumë te Dua Lipa, është emri i saj i veçantë që ka kuptim në gjuhën shqipe.

Megjithatë, duke folur në një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Guardian”, Dua ka treguar se nuk e ka pëlqyer shumë emrin e saj kur ishte e vogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka thënë se është krenare me emrin që i ka vendosur gjyshja, por kur ishte e vogël ashtu si çdo fëmijë, donte një emër tjetër.

“Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella… diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, ka thënë Lipa.

Dua foli edhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat në të kaluarën. Duke vënë në pah historinë e saj të suksesit larg vendlindjes, këngëtarja dha një mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët duke thënë se, “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa e pasur të domosdoshme”.

ME TE LEXUARAT