Të gjithë dyshonin për shtatzëni: Zbulohet më në fund ç’po bën Marina

Showbiz

Marina Vjollca është tërhequr nga ekrani e rrjetet sociale. Mesa duket pas dasmës madhështore, 28 vjeçarja i është dedikuar tërësisht bashkëshortit dhe zgjerimit të familjes. Mungesa e postimeve në rrjetet sociale të moderatores për përditshmërine e saj apo edhe udhëtimet luksoze, bënë mediat të dyshojnë se ndoshta Marina është në pritje të ëmbël, e po e fsheh ashtu si Kylie Jenner shtatzëninë e saj. Por Marina Vjollca mesa duket nuk është ende shtatzënë dhe këtë e vërtetoi me anë të një fotoje ku barku i saj dukej po aq i sheshtë si zakonisht. Sidoqoftë, duket se një bebe është në planet e çiftit. Sipas “Panorama Plus”, burime pranë tyre kanë bërë të ditur së fundmi se dyshja po përpiqet të bëjë një fëmijë dhe të zgjerojë më në fund familjen e tyre të vogël.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas suksesit në spektaklit «C’est la vie», Marina po shijon pushimet e gjata larg televizionit. Videoja më e fundit që Marina postoi në “Instagram” ishte ajo nga ballkoni i shtëpisë në zonën «Kodra e diellit», që tregon faktin se ajo po kalon shumë kohë duke u relaksuar në shtëpi.

Por edhe reperi Getoar Selimi ka rralluar produksinet e tij muzikore.  Katër muaj më parë ai publikoi këngën “Bisha me dy Koka” në bashkëpunim me Skivin. Ndërkohë që ka paralajmëruar një bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi, që pritet të dalë së shpejti.

ME TE LEXUARAT