Të dehur dhe me shpejtësi, policia pezullon 153 patenta

Gjatë javës së kaluar policia rrugore e Lezhës ka pezulluar 153 leje drejtimi, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 7 drejtues mjetesh.

Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar, etj , që janë burime të aksidenteve.

Kliko per me shume info

Gjatë këtyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( pa leje drejtimi).

Janë pezulluar 153 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

Ndërkohë janë vendosur edhe 790 masa më të lehta administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.