Taksat dhe Vettingu largojnë paratë nga bankat, jashtë sistemit 2 mld euro

Kliko per me shume info

Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.

Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014.

Kliko per me shume info

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informale.

“Kjo tregon që shkalla e ekonomisë informale në Shqipëri, bashkuar edhe me situatën e vështirë ekonomike tashmë janë më të dukshme. Këto janë dy fenomene të lidhura me njëra-tjetrën. Pra bizneset dhe qytetarët preferojnë që transaksionet tregtare t’i bëjnë jashtë sistemit bankar”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria Shqiptare.

Nga ana tjetër, ulja e normave të interesit për depozitat vitet e fundit ka dhënë efeket në rritjen e parasë jashtë sistemit bankar.

Por Gjergji Buxhuku mendon se dhe nisja e procesit të vettingut ka bërë që sasi të mëdha vlerash monetare, që disponohen nga zyrtarë të drejtësisë dhe persona të lidhur me ta ka dhënë ndikim në rritjen e sasisë së parasë që qarkullon jashtë bankave.

“Edhe procese të tilla si Vettingu, që kushtëzojnë në një masë të ndjeshme mbajtjen e parave jashtë sistemit bankar, sepse përndryshe mund të ishte një argument plus për t’iu nënshtruar procesit të vettingut”, deklaron Buxhuku.

Për t’u nënvizuar është fakti se Banka e Shqipërisë ka matur vetëm nivelin e parasë në monedhën vendase që është leku, ndërkohë që për valutën nuk ka statistika zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.