Tahiri është bërë "tigër", si u përlesh edhe me Mark Markun në studio

Politikë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Saimir Tahiri jo vetëm që ka përdorur sërish shprehjen e fortë të bijve të nënave dhe k***ave, por madje është përplasur dhe me analistin Mark Marku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një lidhje LIVE në emisionin Opinion, Mark Marku ka pyetur Tahirin nëse e di se çdo të thotë të jesh Ministër i Brendshëm, në kushtet kur nën pushtetin e tij, e gjithë Shqipëria u mbush me kanabis.

Përgjigja e Tahirit ka qenë e ashpër, dhe ka marrë gjithashtu dhe replikën po të ashpër nga ana e analistit.

Për më tepër ndiqni debatin si më poshtë vijon:

Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?

Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.

Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?

Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtëpërdrejtë.

Më pas ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit, duke I kërkuar Tahirit që të mos intimidojë të ftuarit.

ME TE LEXUARAT