Sulmoi me thikë tre persona në Lushnje, ja kush është personi i shpallur në kërkim

Godet me thikë tre shtetas, policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin dhe arreston në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.

Në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.

LEXO EDHE:  Protesta në Kukës, qytetarët: Edi Rama, liro 11 kuksianët, ose gjej vend ku të futesh
Kliko per me shume info

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet e aksidentit në Elbasan, gruaja në gjendje kritike për jetën

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.

LEXO EDHE:  Shpërthim i fortë në Fushë Krujë, zyrtarit të burgjeve i hedhin bombën në oborr

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal , dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here