Sulm me armë zjarri, studenti qëllon në drejtim të turmës, 1 i vdekur 10 të plagosur

Bota

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ocala të Floridas, ku një student ka hapur zjarr në drejtim të turmës në një gjimnaz publik.

Sipas mediave të huaja, 1 person ka mbetur i vdekur ndërsa 10 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori i ngjarjes është një student i shkollës gjithashtu, ndërsa akti dyshohet se ka qenë i mirëmenduar pasi në ambjentet e institucionit ka pasur shumë njerëz të pranishëm që priteshin të zhvillonin homazhe në përkujtim të një tragjedie të ngjashme 19 vite më parë.

Të pranishmit kanë vrapuar të gjithë në drejtime të ndryshme, duke zvogëluar bilancin e ngjarjes së rëndë.

Sulmi me armë në Florida vjen pas një sulmi tjetër ku mbetën të vdekur rreth 17 persona. Qeveria aktualisht po merret me zhdukjen e këtij fenomeni të frikshëm në institucionet arsimore.

ME TE LEXUARAT