Strazimiri akuzon Prokurorinë nga selia blu: S’keni bërë asgjë për padinë e këshilltarëve

Kliko per me shume info

Nënkryetari i Grupit Parlamentar Gent Strazimiri gjatë një deklarate për shtyp foli për manipulimin flagrant të prokurorisë, me faktet e arrestimit të qytetarëve kuksianë.

Gjatë fjalës së tij Strazimiri u shpreh se Prokurorja e përgjithshme e përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë e bërë nga Edi Rama për arrestimin e 23 kuksianëve.

Kliko per me shume info

“Siç u pa në video qyetarët jan arrestuar në orën 3 të mëngjesit jo në 10 paradite siç thuhet në procesverbalin e falsifikuar nga prokuroria dhe policia.

Prokuroria manipulion nën urdhrat juridike të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Me tej Strazimiri shtoi se edhe pse kanë kaluar 20 ditë prokuroria nuk ka bërë asgjë për padinë ngritur nga këshilltarët bashkiakë nga organet e akuzës.

Sipas tij prokuroria politike tregoi se funksionon me dy standarte.

“Drejtësia e Fatmirit është e paprekshme për Saje qorrin, Agron Xhafaj, Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon por jo për qytëtarët që refuzojnë krimin e pluhurit të bardhë”, tha nënkryetari i Grupit Parlamentar.

Mes të tjerash ai tha se PD nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Celës dhe të shkollës ruse ku qytetarët rrëmbesheshin nga shtëpitë natën nënë terror dhe harroheshin me vite nëpër burgje

“Kuksianët dhe çdo qytetar tjetër ka fituar të drejtën për të ngritur kryetndaj partisë këtu e 28 vjet më parë dhe nuk ka Aranit që këtë ta zhbëjë”, përfundoi Strazimiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.