Sot përcillet për në banesën e fundit kameramani i njohur

Sot përcillet në banesën e fundit Armando Hallvaxhiu, 34-vjeçari, që u gjet dje i pajetë në vendin e quajtur Shpella e “Haxhi Ali-ut” në Vlorë.

Kliko per me shume info

News 24 bën me dije se ceremonia e lamtumirës për kolegun e tyre do të mbahet në orën 15:00, kur ai do të përcillet në varrezat e Tufinës.

34-vjeçari ishte i njohur për pasionin e tij të madh për zhytjen dhe në profilin e tij në Facebook ka pafund postime që e faktojnë këtë.

Ai punonte si kameraman në televizion dhe krahas kishte dhe një tjetër pasion të madh, zhytjen dhe atë çfarë fshihte bota nënujore.

Informacioni nga Policia:

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e “Haxhi Aliut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here