Soni Malaj e paska kuptuar pse ndahen çiftet e showbiz-it

Showbiz

Ai nuk njihej aspak nga publiku, por pas lidhjes me Soni Malajn, Klevi u bë qendra e vëmendjes. Të gjithë jemi kuriozë për të ditur sesi shkon lidhja e tyre dhe Soni tashmë nuk tregohet e rezervuar.

Në një intervistë për emisionin “Elite Show”, ajo foli për marrëdhënien 3-vjeçare me Klevin dhe mbështetjen që i jep ai në profesion duke qenë menaxheri i saj:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Marrëdhënia ime e re, po bëj 3 vjet dhe kemi një marrëveshje me njëri-tjetrin. Respektohemi, kemi vlerësim të madh për njëri-tjetrin. Po i bëjmë të gjithë gjërat bashkë, ai pak penalizohet nga punët e tij pasi Klevi nuk është fare në art. Ai merret me pasuritë e patundshme, por duke parë që volumi i punës time është shumë i madh nga ajo që duket e lezetshme dhe hë se nuk lodhen këta, por duhen shumë njerëz për tu marrë. Ai më ndihmon shumë sa i përket anës organizative, menaxheriale të biznesit sepse duhet të jesh dhe shumë i zgjuar për të kapur momentin dhe për të ditur të bësh marrëveshje të ndryshme me të gjithë.”

 

Sa i përket skenave të xhelozisë që partneri mund të ketë për klipet muzikore, Soni rrëfeu se xhelozia është arsyeja e parë përse ndahen çiftet dhe prandaj ka zgjedhur të jetë më Klevin, pasi ai nuk është aspak xheloz:

 

“Jo, Klevi i kupton shumë mirë. Nuk i shikon këto pjesë. Është kaq pranë meje sa shikon që cdo gjë është false. Unë mund të jem me një ‘partner’ në klip dhe mbrapa secili shkon tek partneri i vet dhe duhet të aktrojmë aq shumë sa të dukemi të vërtetë. E shikoj që funksionoj shumë ndryshe nga ç’mund të më njohë publiku. Nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet. Xhelozia është arsyeja e parë pse çiftet shqiptare të shoëbiz-it përfundojnë në ndarje. Unë me Klevin prandaj jemi bashkë, është pranë meje gjithë kohës, në çdo gjë. Jo se më ruan mua, por kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe funksionojmë shumë mirë”.

Soni foli edhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin Mirko me të cilin ka një vajzë. Ajo tha se nuk ka zgjedhur rrugën konfliktuale me të për hir të vajzës dhe se pavarësisht se ai jeton në Itali, merren shumë mirë vesh me njëri-tjetrin:

“Italia është një orë e gjysmë kështu edhe shumë larg nuk janë. Patjetër që çdo muaj janë bashkë disa ditë dhe nëse do të ishin në të njëjtin qytet do të takoheshin më shpesh shumë pushime, pushime verore sapo ka ditë pushimesh ata takohen. Ne kemi një vajzë bashkë kështu që nëse nuk do të jetë miqësore ajo konfliktualja nuk do i shërbente as mua as atij as vajzës kështu që rruga më e mirë është të merremi vesh me njëri-tjetrin”.

ME TE LEXUARAT