“S'ke parë ende asgjë nga Shkodra”, Këlliçi thirrje Ramës: Liro sa më parë 3 të rinjtë e FRPD

Politikë

Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD-së, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të lirojnë sa më parë tre të rinjtë shkodranë, që u shoqëruan sot nga Policia pse protestuan për lirimin e 11 kuksianëve.

"Shteti policor i Edi Rames nuk tremb dot askend e aq me pak te rinjte shkodrane, mbi gjakun e te cileve lindi dhe mori jete demokracia. Me urdher te Fatmir Xhafes, vellait te trafikantit te droges Agron Xhafa, policia ka shoqeruar sot Arvit Bushatin, Kryetarin e FRPD Shkoder dhe dy anetare te Keshillit Kombetar te FRPD-se, Ergys Ivziku dhe Besjan Zaja. Ata jane shoqeruar per arsyen e thjeshte se kerkonin lirimin e kuksianeve te rrembyer nga shtepit e tyre ne mesnate sepse ishin kunder takses korruptive per rrugen e kombit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te rinjte e FRPD protestuan kunder mbajtjes padrejtesisht ne burg te kuksianeve ndersa trafikanti i droges Saimir Tahiri ishte ne kuvend.

Shoqerimet dhe arrestimet as nuk e trembin as nuk e stepin rinine qe kerkon drejtesi, shtet ligjore ku kriminelet dhe trafikantet jane ne burg jo ne parlament e qeveri, drejtesi sociale jo taksa e tarifa per me te varferit e favore per pushtetaret, miqte dhe partneret e tyre.

Edi Rames i ka hyre lepuri ne bark nga Kukesi por s’ka pare ende asgje nga Shkodra.  Edi Rama liro sa me pare te rinjte shkondrane. Mos luaj me ndjeshmerite e nje populli qe i ka shkuar thika ne palce nga korrupsioni qeveritar.  Po te ishe trim shkoje ne Shkoder nuk justifikoheshe me mamin e semure.

ME TE LEXUARAT