Sinan Hoxha rrëfen mes lotësh fëmijërinë e tij

Showbiz

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” për të lumturuar një familje, e cila jetonte në kushtet e varfërisë së skajshme.

Arbana Osmani kishte zgjedhur Sinanin për të surprizuar këtë familje sepse historia e tyre ngjasonte me atë të familjes së këngëtarit.Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mirë se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorgan dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, – ishin ishin fjalët prekëse të Sinanit.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e Sinanit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij.

ME TE LEXUARAT