“Si të shkoi rruga? U tregove i guximshëm”, zbulohet biseda mes Kim dhe Moon në dy anët e kufirit
Kim Jong Un dhe Moon Jae-in mbajtën “diskutime serioze dhe të sinqerta” mbi denuklearizimin e gadishullit Korean dhe një paqe të përhershme në sesionin e tyre të parë të samitit të premten, tha një zyrtar i Koresë së Jugut.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo është biseda mes dy presidentëve Koreanë në fillim të takimit:
Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jung-un: “Jam i kënaqur që të takova, jam shumë i kënaqur”
Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in: “Kishte ndonjë vështirësi derisa erdhe këtu?”
Kim: “Jo”
Moon: “Është kënaqësi që të takova ty”.
Kim: “Për më tepër, jam i gëzuar sepse është një takim historik. Isha i befasuar me gjithë ato lëvizje ushtarake derisa më vendosën në Panmunjeom”.
Moon: “Vendimi juaj ishte i guximshëm dhe inkurajues për të ardhur deri këtu.”
Kim: “Jo, jo e gjitha”.
Moon: “Ne kemi bërë një moment historik”.
Kim: “Jam i kënaqur që të takova.”
Moon: “Të lutem mund të qëndrosh në këtë anë të rrugës?”