Si e parandjeu Enveri vdekjen e tij kur mori vesh lajmin për Sandër Prosin, ja cfarë kishte thënë

Enver Hoxha duket se e parandjeu vdekjen e tij kur mori vesh nga Nexhmija lajmin për Sandër Prosin.
Aktori i njohur u nda nga jeta në 24 mars teksa kolegët e prisnin në sheshin e xhirimit.

Kliko per me shume info

Regjizori i filmit Muharrem Fejzo në intervistën për Panorama tregon momentet kur Enveri e mori vesh lajmin.

“Kjo pranverë, me gjithë mend do të jetë e hidhur”… kishte thënë diktatori.

“Ngjarja që mori dhenë, sakaq kishte mbërritur deri në veshët e Nexhmie Hoxhës. Gjatë një shëtitje ranë liqenit, ajo i kish thënë të shoqit: “Enver. Do të të jap një lajm të keq, por ti mos u trondit. Aktori Sandër Prosi na la!”. Ai kishte kthyer kokën më një vështrim pyetës: “Si, qysh?”. Ajo i kishte futur krahun dhe i ishte përgjigjur: “Po. Gjatë xhirimit të një filmi në Durrës”. “Në cilin film?”. “Pranverë e hidhur”… Ai kishte ndalur duke gërvishtur dheun me bastunin e tij dhe më pas me vështrimin drejt askundit, kish thënë: “Kjo pranverë, me gjithë mend do të jetë e hidhur”… Mos mendoi vallë se humbja e Sandrit ishte paradigma e fundit e tij? Ditët e zisë duhet t’i shfrytëzonim për ripërpunimin e mëtejshëm të skenarit, por ishte e pamundur. Mendjet tona ishin tharë. Skenari na dukej një gjë koti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.