Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit

Kosovë&Rajon

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar në një draft deklaratë përpara samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë me 17 maj, duke tejkaluar dallimet që kanë të bëjnë më Republikën e Kosovës.

Ky draft të cilin e ka parë vetëm Radio Europa e Lirë do t’u dërgohet gjashtë vendeve ballkanike që do të marrin pjesë në samit; Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prezenca e Kosovës në samit e ka komplikuar punën e draftit sa u përket pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

Sipas diplomatëve që kanë biseduar me Radio Europa e Lirë, disa nga pesë vendet ishin jo të lumtura që dokumenti është quajtur “deklaratë” dhe do të preferonin më shumë që të quhej “konkluzion i presidencës bullgare”, ose të prodhohej një deklarim vetëm në emër të institucioneve të BE-së dhe jo edhe nga gjashtë vendet ballkanike.

ME TE LEXUARAT