Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump i vendosur për tërheqjen nga Siria

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Donald Trump vazhdon të jetë i vendosur për tërheqjen e forcave amerikane që ndodhen në Siri. Dje, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e pati bindur Presidentin Trump t’i mbante njësitë amerikane në Siri. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot në Luksemburg për sulmet ajrore, ndërkohë që diskutime zhvillohen edhe në Paris në një seancë të parlamentit francez.

“Misioni amerikan nuk ka ndryshuar. Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që forcat amerikane të kthehen në atdhe sa më shpejt të jetë e mundur”.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet vrasësi 83-vjecar i dënuar me vdekje
Kliko per me shume info

Kështu deklaroi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë shkatërrimin e plotë të grupit militant Shteti Islamik, dhe se po punojnë për të parandaluar rikthimin e tij, raporton “VOA”.

Zoti Macron foli më herët për kanalin francez BFM, dy ditë pasi Franca iu bashkua sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj infrastrukturës siriane të armëve kimike.

LEXO EDHE:  Pas bombardimit nga SHBA, Rusia furnizon Sirinë me raketa

“Dhjetë ditë më parë, Presidenti Trump ishte duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të tërhiqen nga Siria… E bindëm se ishte e nevojshme të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë. E bindëm gjithashtu se duhet të kufizoheshin sulmet vetëm ndaj objekteve të armëve kimike, pasi siç e dini, pati reagime pas mesazheve në Twitter”, tha zoti Macron.

Udhëheqësi francez tha se ka prova që qeveria siriane përdori gaz helmues në qytetin Douma dhe se sulmet ajrore ishin të nevojshme për t’i dhënë besueshmërinë komunitetit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Tanket pushtojnë qytetin grek, alarmohen banorët

I pyetur nga gazetari nëse mendon se rusët janë bashkëfajtorë, zoti Macron u përgjigj se “sigurisht që ata janë”. Ai shtoi se i ka thënë edhe Presidentit rus Putin se, megjithëse ata vetë nuk përdorën klorin, ata kanë shkaktuar në mënyrë metodike paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të vepruar me mjete diplomatike për të ndalur përdorimin e armëve kimike.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here