Kush ia dha lajmin e kobshëm familjes për vrasjen e shqiptarit në Kolumbi, njerka rrëqeth me fjalët

Shqiptari nga Saranda qe u ekzekutua ne Kolumbi kishte 14 vjet qe jetonte atje dhe ishte martuar per here te dyte me nje shtetase te huaj. Ishte ajo qe ia dha lajmin e kobshem familjes se Adriatik Lagjajt, bashkeshortit me te cilin ka edhe nje femije.

41 vjeçari në media u fol se ai është vrarë nga kartelet e drogës për shkak të prishjeve të pazareve të drogës dhe për shkak të sasisë së madhe të kokainës së kapur në vendin tonë, por kjo pistë është ende e pakonfirmuar.

Kliko per me shume info

Njerka Zelina Lagjaj, rrëfen për Report TV se Adriatiku kishte 14 vjet që jetonte në Kolumbi ku ishte martuar me një shtetase kolumbiane me të cilën kishte edhe një fëmijë, ndërsa nga një martesë e mëparshme kishte edhe një tjetër djalë. Lajmin për vrasjen e Adriatikut e kishin marrë vesh më 3 prill, kur nusja e djalit i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se Adriatiku ishte vrarë.

“Lajmin e morëm në 3 prill në 08:00 të mëngjesit, djali ka qenë në Kolumbi me pasaportë, me familjen. Ka pasur një qendër interneti atje, hollësira nuk dimë se nuk kemi jetuar atje. Nusja e tij njoftoi djalin në Tiranë, ai nuk dinte shumë mirë spanjisht, njoftoi motrën në Borsh që është martuar. Nusja quhet Fani, mori atë direkt me gjysma fjalë spanjisht gjysma anglisht, u kuptua që po qante, ajo tha që nuk di gjë të saktë, do shkoj pas dy orësh, pasi ishte në Bogota. Nuk dimë hollësira.

Vajti nusja pas dy orësh, po lidheshim me internet dhe i thamë na dërgo foto se nuk e besojmë. Na e dha lajmin. Njoftoi në Amerikë, pasi burri im ka vëllanë dhe familjen. Këtu do të shkoj vetë më tha, se e kemi më të lehtë, ne e kemi më të vështirë nga ekonomia dhe vizat.”, tha Zelina Lagjaj, njerka e shqiptarit të vrarë në Kolumbi.

Më tej ajo tregon se pasi ishte konfirmuar se trupi i pajetë i përkiste djalit të saj, autopsia kishte zbuluar se ishte ekzekutuar me dy plumba në kokë.

Me plumb në kokë na tha e kanë qëlluar, hollësira ne nuk na thonë se prekemi. E pashë veta tha, rrini të qetë. Bënë ceremonitë mortore në një kishë dhe e varrosën, në datë 3 vdiq, në 5 prill u varros.

Zelina Lagjaj shprehet se nuk kishte dijeni që djali i saj të merrej me punë të pista, por se ai kishte një qendër internet dhe bënte një jetë modeste jo me pasuri të madhe. Për herë të fundit Adriatik Lagjaj ka qenë në Shqipëri në muajin shkurt të vitit të fundit dhe më pas ishte kthyer sërish në Kolumbi ku jetonte me dokumente të rregullta.

“Ne nuk dimë asgjë, nuk na ka thënë njeri gjë, nuk është ankuar ndonjëherë për ndonjë konflikt, ishte vjet në shkurt, ndjeni 10 ditë dhe iku, nuk është i pasur, jetonte me këtë qendër interneti”.

Kohët e fundit njerka e Adriatik Lagjajt rrëfen se nuk kanë pasur kontakte të shpeshta me të dhe për herë të fundit kanë folur në telefon para 6 muajsh. Me vëllain dhe motrën ai mbante kontakte thuajse të përditshme, por një muaj para se të vritej ai kishte shkëputur çdo kontakt dhe sipas njerkës, kjo për arsyen se ai lëvizte shpesh.

“Ne nuk kemi folur me të, por me vajzën tim, me motrën e tij dhe vëllanë që është inxhinier në Tiranë komunikonte cdo ditë. Kishte një muaj pa folur me të, lëvizte”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.