Shpërthimi me tritol/ Kush është mësuesja e Anglishtes në Patos që iu dogj dy herë makina

Një ditë më parë qyteti i Patosit u trondit nga një shpërthim me tritol vendosur në mjetin e mësueses së Anglishtes në gjimnazin e Patosit.

Kliko per me shume info

Ndërsa sasia e konsiderueshme e vendosur në pjesën e përparme të automjetit, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, “BalkanWeb” mëson se kjo është hera e dytë që mësueses Eriselda Agalliu i digjet makina.

Rati i parë ku iu dogj një mjet “Lancia” siç raporton për “BalkanWeb”gazetari Ervis Kuçi mund të cilësohet si aksidental, pasi edhe nga konkluzinet e ekspertëve ka rezultuar se flakët e kanë përpirë mjetin pas një shkëndije elektrike, ndërsa për rastin e dytë edhe vetë mësuesja Agalliu ka mbetur e habitur.

Në dëshminë e dhënë, mësuesja ka thënë se ishte në gjumë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar, kur papritmas është zgjuar nga shpërthimi i ndodhur në mjetin e saj tip “Nissan”. Agalliu ka shtuar se nuk ka konflikt as personal dhe as bashkëshorti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë.

Policia e Patosut njoftoi se shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”. Pavarësisht hetimeve, policia nuk ka ende ndonjë të dyshuar për ngjarjen, që tronditi lagjen “1 Maj” në Patos një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.