Shpërthim i fortë në Fushë Krujë, zyrtarit të burgjeve i hedhin bombën në oborr

Aktualitet

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur tek shtëpia është në pronësi të Nazmi Demirxhiut, zyrtar i drejtorisë së përgjithshme me funksion titullar i drejtorisë së paraburgimit.

Policia bën me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në banesën e cila ndodhet në fshatin Ahmetaq të Fushë Krujës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia po heton për shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në shtëpinë e Demirxhiut.

Hetimet kryesore janë përqendruar tek detyra që bën Demirxhiu si drejtor i paraburgimit në Drejtorinë e Burgjeve.

ME TE LEXUARAT