Shkoi për zhytje me shokët, ja kush ishte kameramani i njohur që humbi jetën në Karaburun (FOTO)

Aktualitet

Lajmi tragjik mbi mbytjen e Armando Hallvaxhiut ditën e sotme teksa zhytej në ujërat e Karaburunit ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe të afërmit e 34-vjecarit nga Tirana, por edhe kolegët dhe njerëzit që e njihnin Armandin apo siç e thërrisnin shkurt Mandi.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të televizionit informativ, News24.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Njoftimi i policisë per ngjarjen:

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./BW

ME TE LEXUARAT