Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, policia sekuestron 112 kg drogë

Aktualitet

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi kanë kapur me 112 kg marijuanë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 36, 41, 44 dhe 65-vjeç, raportojnë mediat greke.

Operacioni është zhvilluar me agjentë të infiltruar të policisë greke. Shqiptarët që ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës u kapën tek sa tentuan tu shisnin policëve të infiltruar sasinë e marijuanës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni u krye në Moustheni, Kavalla. Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë që ndodhen në burg, të moshes 25, 25, 29 dhe 34-vjeç.

Droga u gjet e ndarë në 18 pako me peshë të saktë 111 kg 936 gram. U sekuestruan 2 automjete dhe 7 celularë.

ME TE LEXUARAT