Shisnin drogë në shkolla, ja kush janë tre të arrestuarit në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shisnin droge neper shkollat e kryeqytetit. Mësohet se Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç, Xhulio Koprencka, 23 vjeç .

“Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Kliko per me shume info

Fillimisht, është arrestuar 25-vjecari Gentian Kurti. Në momentin e ndalimit nga policia në rrugën “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 copë qesesh farmaceutikë me kanabis gati për hedhje në treg.

Më pas është kryer kontroll në banesën që kishin marrë me qira Kurti, Banos dhe Koprenckës. Dy të fundit merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza. Aty iu është gjetur 801 gramë bimë kanabis sativa si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.