Shehu: Hapja e negociatave në momente të vështira për BE dhe Rajonin

Tritan Shehu, deputet i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Shehu shprehet se ky rekomandim merr një rëndësi të veçantë në këto momente të vështira për BE dhe për  Rajonin.

Kliko per me shume info

Reagimi i Tritan Shehut

Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin.

Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian….

Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.

Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine.

Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.