SHBA lëshon “bombën” e radhës: Gati për të goditur sërish regjimin e Asadit

Bota

Uashingtoni paralajmëron regjimin e Asadit se do ta godasë sërish, nëse armët kimike përdoren kundër civilëve. Paralajmërimi vjen nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hallej e cila tha se misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk është përmbyllur me sulmin e të shtunës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për “Fox News”, Hallej tha se presidenti amerikan po mbikëqyr situatën në Siri, ndërsa paralajmëroi se të hënën Uashingtoni do të prezantojë një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës, për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Asadit që perëndimi e akuzon për përdorimin e armëve kimike në Siri. Rruga e diplomacisë po ashtu është e hapur. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca do të paraqesin të hënën një rezolutë për hetimin e sulmit me armë kimike të 7 prillit në Duma. Aleatët i bënë thirrje Rusisë ta mbështesë rezolutën. Inspektorët e Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike vizituan Damaskun, ku u takuan me ministrin e jashtëm Faisal Mekdad dhe përfaqësuesit rusë.

Shërbimet sekrete franceze publikuan foto të predhave me lëndë kimike në disa ndërtesa, të mbetura nga sulmi i 7 prillit në Duma ku u vranë 75 civilë. Perëndimi akuzon ushtrinë e presidentit Bashar al-Asad për sulmin me gaz Sarinë e Klorinë, përdorimi i të cilave është i ndaluar rreptësisht nga konventat ndërkombëtare

ME TE LEXUARAT