Saimir Tahiri nis kërcënimet: Nuk do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë të bëj drejtësi

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thyer heshtjen dhe ka bere deklarata politike, madje edhe ka provokuar rëndë me fjalorin. Pasi ironizon Sali Berishën se ky i fundit e filmoi gjatë kohës që po dilte nga Kuvendi, madje i kujtoi edhe grupin famëkeq të drogës ‘Habilajt’ Tahiri flet edhe për hetimet ndaj tij.

I sigurt se do të zbardhë të vërtetën, Tahiri thoshte troç tha: “Se besoj se do ketë dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes ironisë, Tahiri, i cili kishte bërë një mungesë të gjatë në Kuvend, sqaroi se nuk foli në seancë pasi opozita braktisi punimet. Po ashtu ai u bëri sfidë të gjithve, opozitës madje edhe partisë që ai i përkiste, ndërsa shtoi se nuk do që ta mbrojë njeri.

Ju filmoi Berisha dhe kërkoi largimin tuaj….

Kur të kem diçka për të thënë do vij. Për mua ishte ditë e lumtur që më filmoi Saliu. Kam motiv ta mirëkuptoj njëriun që fshiu filmimet në 21 janar dhe në kryeministër dhe më filmoi mua.

Zoti Tahiri pse nuk folët sot në seancë?

Nuk fola se nuk ishte opozita.

Ju mbron Rama?

As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë.

A keni komunikim me Zotin Rama?

Unë…për mua ka vlerë vërteta dhe askush që nuk mund të.. ose ta them ndryshe që të më pengoj në rrugën time për të bërë drejtësi. Se besoj se do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë për të bërë drejtësi.

ME TE LEXUARAT