Rusia prodhon sistemin e mbrojtes nga raketat për Turqinë

Bota

Kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë.

Aleksandr Miheyev, kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miheyev, në deklaratën e tij për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, tha se kanë arritur marrëveshje në lidhje me të gjitha temat rreth S-400. "Ka filluar prodhimi i sistemeve. Do të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth kësaj çështjeje", tha ai.

Kryetari i Rosoboronexport shtoi mes tjerash se, ende nuk kanë filluar dërgimin e S-400. Për dy sisteme të S-400, të cilat Turqia planifikon t'i blejë nga Rusia, palët në ditët e fundit të vitit të kaluar kishin nënshkruar marrëveshje në Ankara./Shqiptarja.com/

ME TE LEXUARAT