Rusia dërgon ‘An-124’ në Siri, nuk dihet se çfarë është transportuar

Bota

Aeroplani rus "An-124" është ulur në aeroportin ushtarak Hmejmim në jugperëndim të Latakisë, ditën e premte, edhe pse lajmi për arritjen e tij është bërë i ditur vetëm pak ditë më pas.

Aeroplani misterioz rus mund të bart deri 150 tonë ngarkesë, por askush nuk e di se çfarë sjell ai kur vjen në Siri, transmetojnë mediat botërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat ajrore ruse kanë përdorur në fund të 2015 aeropolanin "An-124" për transportin e sistemit S-400.

Mediat pro-siriane raportojnë se "An-124" ka transportuar sistemin S-300 në Siri, por këto pohime kanë mbetur të pa verifikuara.

"An-124" nuk fluturon shpesh në Siri dhe ardhja e tij e fundit në aeroportin Hmejmim ka shkaktuar dyshime të reja se rusët po sjellin armatim të ri modern për një luftë të mundshme kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

ME TE LEXUARAT