Rritet pabarazia në Shqipëri, pasanikët shtojnë të ardhurat

Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-ë është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8% krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3%.

LEXO EDHE:  Hekurudha Tiranë-Durrës, hapet faza e parë e parakualifikimit për kompanitë.
Kliko per me shume info

Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve.

Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë.

Në 2016-n, 4% e individëve zotëronin 45% të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:  Hekurudha Tiranë-Durrës, hapet faza e parë e parakualifikimit për kompanitë.

Ndërsa një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë patur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1% të totalit të llogarive./tvklan.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here