Rritet numri i aksidenteve, ja qarqet që vrasin më shumë

Aktualitet

Numri i aksidenteve të shënuar në muajin Mars është 123, 10 më shumë se muaji Shkurt, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave. Gjatë muajit mars, janë shënuar 14 viktima nga aksidentet.

Në Mars 2018, aksidentet rrugore, në 76,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zëne 33,3 %. Në tremujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë muajit që lamë pas, më shumë aksidentet u shënuan në qarkun e Tiranës me 56 raste, pasuar nga Durrësi me 23 dhe Vlora e Lezha, përkatësisht me 11 dhe 10. Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet ku janë shënuar më pak aksidente: 1.

Qarqet ku janë shënuar më shumë aksidentet me vdekje gjatë muajit Mars janë: Durrësi (4), Tirana (3), Dibra (2), Shkodra, Elbasani, Vlora, Berati, Gjirokastra (1).

Viti 2018, numri i aksidenteve

Në muajin Mars 2018 numërohen 123 aksidente rrugore, me 14 viktima.

Në muajin Shkurt 2018 numërohen 113 aksidente rrugore, me 20 viktima.

Në muajin Janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, me 13 viktima.

Krahasimi me vitin e shkuar

Në Mars 2018, numri i të aksidentuarve është 160 persona, nga 213 që ishte një vit më parë, duke u ulur 24,9 %. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë 2018, është 483, duke ulur 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Mars 2018, numri i vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 16 që ishte një vit me parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur 12,5 %. Në tremujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 47, duke ulur 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Mars 2018, aksidentet rrugore, në 76,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zëne 33,3 % duke u ulur me 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 21,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

ME TE LEXUARAT