RRITEN TENSIONET/ Ankaraja provokon KEQ, përgjigjet ASHPËR Greqia

Bota

Vijojnë të jenë të larta tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke i kanë bërë jehonë duke e cilësuar aspak të përshtatshme një deklarate të Ankarasë e cila thotë se Imia është territor turk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Imia, ujërat rreth tyre dhe hapësira ajrore mbi ta janë ekskluzivisht nën sovranitetin turk”, citojnë mediat greke një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

E sipas tyre, Turqia i tejkaloi limitet pasi Ministria e Jashtme turke, për herë të parë në një deklaratë me shkrim, tha se Imia është nën sovranitetin turk. Kjo deklaratë vjen pas raportit të KE mbi kursin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, shkruan “Panorama”.

Por sot ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, duke iu përgjigjur kështu:

“Sovraniteti i Greqisë mbi Imian është i qartë dhe i padiskutueshëm sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, Marrëveshjeve Italo-Turke të vitit 1932 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947”.

“Ndërsa Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën evropiane, ajo përgjigjet me një deklaratë provokuese, duke përsëritur një qëndrim të paligjshëm, duke injoruar faktin se statusi ligjor i Egjeut është plotësisht i garantuar me të drejtën ndërkombëtare”, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

ME TE LEXUARAT