Rrëfimi i 15-vjeçares që u përdhunua dhe la shtatzënë nga fqinji: Na ofrojnë para ta falim

Kliko per me shume info

Një ditë pas daljes së analizave të ADN-së që vërtetonin se Ligor Biba 55-vjeç nga fshati Velçan është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi se e përdhunoi dhe e la shtatzënë vitin që shkoi, familja e kësaj të fundit thonë se ndihen të kërcënuar. Biba u arrestua në muajin tetor të vitit 2017 pas denoncimit nga 15-vjeçarja.

Kliko per me shume info

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor.Biba u arrestua nga policia për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të fqinjes së tij të mitur vetëm 15-vjeç. Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore.

Vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

“Fëmijen e çova ne jetimore. Une ate njeri nuk e fal. Jam shume ne ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as ne shkolle nga frika. Nuk dua te me vijne më njerezit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë per ta falur”.

Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën me përgjigjet e analizave të ADN. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

“Pergjigjet e analizave i mesuam dje. Njerezit e Ligorit na vijne shpesh ne shtepi. Kerkojne te na japin lekë qe ti falim. Ndihemi te kercenuar. Nese i ndodh gje familjes time do vendos vete drejtesine mbi ate njeri”.

Ligor Biba u arrestua nga policia e Pogradecit me 15 tetor të një viti më parë, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij në një kohë që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Dje analizat e ADN-së i vërtetuan atësinë e foshnjes. Biba gjatë marrjes në pyetje kishte mohuar akuzat duke kërkuar me insistim analizat e ADN-së.

Por pas lindjes, janë marrë mostra gjaku të foshnjës dhe të akuzuarit për analizat e ADN-së nga ku ka rezultuar se Ligor Biba është babai i fëmijës. Tashmë të arrestuarin e pret dënimi me akuzën e përdhunimit të 15-vjeçares

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.