Rrëfehet futbollistja shqiptare që po “çmend” rrjetin: Shkodra shquhet për femrat…

Mbrojtësja dhe kapitenia e Vllaznisë së Shkodrës, Erida Bajrakurtaj, ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm për lojën e saj si futbolliste, por mbi të gjitha për bukurinë dhe format fizike.

Kliko per me shume info

Lidhur me këtë gjë, ajo ka dhënë një intervistë për AFP, ku rrëfen disa gjëra për veten e saj.

Erida, si lindi pasioni juaj për futbollin?

E kam pasur ëndërr që e vogël futbollin. Edhe kjo ëndërr filloi të rritej më shumë çdo ditë, që kur nisa karrierën si profesioniste. Babai ishte edhe shtysa më e madhe për mua, në këtë karrierë.

Në Shqipëri, futbolli i femrave nuk është edhe aq i njohur, ndërkohë që misioni juaj edhe si pjesë e ekipit kombëtar, çfarë qëllimi ka në këtë sport kaq popullor dhe të dashur kudo në botë?

Futbolli i femrave, përditë e më shumë, po përhapet në Shqipëri dhe besoj se do të kemi shumë suksese në të ardhmen.

Jeni e lumtur pas disa viteve karrierë, mbi zgjedhjen tuaj mbi futbollin, apo e zhgënjyer?

Jam shumë e lumtur që kam zgjedhur këtë sport! Nuk jam ndjerë asnjëherë e zhgënjyer, sepse karriera ime do të vazhdojë edhe më gjatë, besoj. E dashuroj këtë sport…!

Nuk është e lehtë për një vajzë shqiptare të ndjekë ëndrrën e saj për të vazhduar karrierën në futboll, duke qenë se ky sport në vende disi konservatore si Shqipëria, konsiderohet më tepër sport për meshkuj. Apo jo?

Futbolli është si çdo sport tjetër, që e luajnë meshkujt dhe femrat. Të ndjekësh ëndrrën është gjëja më e bukur, pavarësisht ku jeton. Megjithëse çdo gjë ka vështirësitë e veta, por me përkrahje e me pasion arrihet çdo gjë.

Cilët janë njerëzit që ju përkrahin më tepër në karrierën tuaj si futbolliste?

Familja është ajo që më përkrah në çdo hap timin. Po të mos kisha përkrahjen dhe dashurinë e tyre, nuk do isha sot kjo që jam. Prandaj, falënderoj zotin që e kam!

Vllaznia në futboll për meshkuj, ka disa vite që rrezikon rënien. Ndërsa në futbollin e femrave, është kampione. A mendoni se tani janë femrat krenaria e Shkodrës, duke qenë se edhe bashkia e qytetit drejtohet nga një femër?

Femrat gjithmonë kanë qenë krenaria e Shkodrës, jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera si art, politikë etj. Megjithatë, edhe ekipit të Vllaznisë së meshkujve, i uroj të ketë gjithmonë fitore, ashtu siç kanë vajzat e Vllaznisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.