Rikthehet dënimi me vdekje, qytetarët ngrihen në protesta

Bota

Rastet e abuzimeve seksuale me të mitur në Lindjen e Mesme dhe më së shumti në Indi janë gjithmonë e më të shpeshta, ndërsa qeveria ka vendosur ti japë njëherë e mirë fund kësaj katrahure.

Kryeministi indian, Narendra Modi ka vendosur që në rastet e krimeve seksuale dënimi më i rëndë nuk do të jetë më burgimi i përjetshëm, por dënimi me vdekje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ligji pritet të kalojë në miratim së shpejti, ndërsa deri atëherë qytetarët janë ngritur në protesta masive në të gjithë vendin. Qytetarët indianë kërkojnë me ngulm marrjen e masave të rrepta ndaj abuzimeve, ndërkohë që vetëm në javën e fundit janë denoncuar katër raste përdhunimi.

India është çuar në këmbë për këto raste pas vdekjes së një vajze 8 vjeçare si pasojë e dhunimit seksual nga një burrë përgjatë disa ditësh.

ME TE LEXUARAT