Rikandidimi në Tiranë, Veliaj komenton përgjigjen e Ramës dhe deklaratën e Kryemadhit

Politikë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka komentuar përgjigjen që kryeministri Edi Rama dha në një emision kur u pyet nëse do të rikandidojë Veliajn në Tiranë.

Rama nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete duke thënë se “do ia lëmë kohës së duhur”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veliaj ka komentuar edhe përgjigjen e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila tha se “Rama nuk do ta kandidojë sërish”. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, deklarata e Kryemadhit shihet si diçka e natyrshme opozitare.

Veliaj në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”:

Nuk merrem me lajme portalesh, kam përshtypjen se kanë hedhur disa njerëz një gurë në lumë dhe ne po mbytemi.

Rama i kërcënuar politikisht nga Veliaj?

Sa është afër mishi me thoin në terma politik, aq jam unë me Edi Ramën. Nuk besoj që ka një rast që një kryetar bashkie të ketë këtë mbështetje. Fati im që Rama ka qenë vetë kryetar bashkie dhe ma bën jetën më të lehtë.

Monika këtu është sjellë në sjelljen e saj të natyrshme. Prandaj edhe është një parti tjetër, dhe është në opozitë, eshtë detyra e saj.

ME TE LEXUARAT