Rekordi i ri - Borxhi publik i Shqipërisë arrin 8.3 mld euro

Aktualitet

Borxhi publik i Shqipërisë vazhdon të qëndrojë në nivele të rrezikshme duke kërcënuar ekonominë. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se në fund të tremujorit të parë të vitit, borxhi publik arriti në 8.3 miliardë euro duke qenë mbi 2 herë më i lartë se sa buxheti i shtetit.

Sipas statistikave të Financave, vetëm në tre muajt e parë të vitit borxhi publik është rritur me 200 milionë euro, ndërsa në raport me fundin e 2016-ës, ai është shtuar me me mbi gjysmë miliardi euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit me ritme galopante në katër vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, krahasuar me vitin 2013 borxhi publik është rritur me 2 miliardë euro, si rezultat i huamarrjes rekord veçanërisht në vitet 2013-2015.

Qeveria e justifikoi rritjen e borxhit me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve private. Madje sapo erdhi në pushtet ajo rriti taksat me 350 milionë euro, një sakrificë që sipas saj ishte e nevojshme për të ulur borxhin e lartë publik.

Por të dhënat tregojnë se, ndonëse taksat janë rënduar ndjeshëm, borxhi publik i vendit jo vetëm që nuk është ulur sipas programit, por qëndron në nivele të rrezikshme për ekonominë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e kanë cilësuar borxhin e lartë si rrezikun më të madh për ekonominë shqiptare. Në vitin 2014, kur qeveria nënshkroi marrëveshjen me FMN-në, u ra dakord për një program të detajuar për uljen e borxhit dhe rikthimin e tij në 60 për qind e prodhimit kombëtar brenda vitit 2018.

Por programi më FMN-në dështoi. Qeveria i ndryshoi objektivat për uljen e borxhit, duke i krijuar vetes më shumë hapësira për të marr hua dhe për të shpenzuar duke e lënë vendin para një mali të madh borxhesh

ME TE LEXUARAT