Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Vasili: Mos përsëriten gabimet e 2016, ja kush janë premisat negative

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Vasili theksoi se rekomandimi pozitiv nuk duhet të jetë një hap para dhe dy pas.

Kliko per me shume info

“Arroganca,paaftësia, kapja e drejtësisë dhe korrupsioni i qeverisë janë premisa edhe më negative, që rrezikojnë që pas këtij hapi përpara të prillit 2018, të bëhen hapa të tjerë pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik të nëntorit 2016”, shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Arrestimi i “baronit” Met Kanani, Kryemadhi: Rama shkoi urgjent me charter në Turqi

Postimi i Petrit Vasilit

Rekomandimi pozitiv i KE te mos jete nje hap para dhe dy pas.

Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas.

Shqiperia ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit europian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave.

LEXO EDHE:  Situata politike në vend, Kryemadhi: Rama shkoi direkt në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës

Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin.

Arroganca,paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative,qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018,te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016.

LEXO EDHE:  Meta në Shkodër me ambasadorin austriak, ndan çmime për nxënësit

Ndaj cdo ekzaltim,trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja,instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here