Rekomandimi i KE për hapjen e negociatave, Gjosha: Lajm i mirë, por një detyrim për të përmbushur detyrimet

Deputetja e LSI-së, Klada Gjosha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.  Gjosha tha se Shqipëria e kishte marrë rekomandimin për hapjen e negociatave që në nëntor të vitit 2016, ndërsa sot është rikonfirmuar i njëjti vendim.

“Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi për të përmbushur detyrimet që burojnë nga ky proces. Ndërkohë që rekomandimi është nujëra anë e medaljes, mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një tjetër sfidë ndaj qeverisë shqiptare”, tha Gjosha.

Kliko per me shume info

Në këtë kuadër ajo theksoi se vullneti i mirë, modestia dhe serioziteti duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.

Sipas ish-ministres së Integrimit, lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, çështja e pronave, ngritja e mekanizmave të kontrollit për azil kërkuesiteth, mbeten ende problematike.

“Rekomandimi pozitiv sot nuk vjen as për qeverinë dhe as për opozitën, ai u takon qytetarëve shqiptarë”, tha Gjosha.

Klajda Gjosha konferencë për shtyp për Progres Raportin e KE

Klajda Gjosha konferencë për shtyp për Progres Raportin e KEDëshiroj të falenderoj sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin Evropian si dhe Përfaqësuesen e Lartë Frederica Mogherini për Raportin e publikuar pak më parë mbi ecurinë e Shqipërisë për procesin e Integrimit si dhe për rikonfirmimin e Rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, të cilin Shqipëria e ka marrë në Nëntor të vitit 2016.Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi e madhe për të përmbushur kriteret kyçe të këtij procesiNdërkohë që rekomandimi është njëra anë e medaljes, Mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare. Ndaj vullneti i mirë, serioziteti dhe modestia duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.Shqipëria sot ndeshet me shumë, sfida, ndërtimin e një shteti të drejte që nuk është peng i asnjë individi apo partie, e që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, pandëshkueshmëria, mosrespektimi i të drejtës së pronës, mbrojtja shtresave në nevojë si dhe ngritja e mekanizmave të kontrollit për lëvizjen e lirë dhe azilkërkuesit janë ende probleme serioze që cënojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.Urojmë që ky rekomandim të shërbejë si një zgjim për qeverinë, për tu ulur me këmbë në tokë, dhe për të ofruar rezultate konkrete për të gjithë ata shqiptarë që jetën e tyre kërkojnë ta ndërtojnë jashtë atdheut, për ata profesionistë që po largohen me shpejtësi, pasi ndihen të pasigurt për rininë që ka humbur shpresën e për të gjithë shtresat në nevojë që janë në kufijtë e mbijetesës.Reagimi pozitiv sot nuk vjen as për Qeverinë dhe as për opozitën, ai i takon vetëm qytetarëve shqiptarë që përveç se janë gjeografikisht evropianë, janë evropianë në identitet, në kulturë e në shpirt, ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah dhe në mbështetje të plotë të këtij procesi jetik për vendin.Faleminderit.

Gepostet von Lëvizja Socialiste për Integrim am Dienstag, 17. April 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.