Nuk ka paqe, Reali mund Bayernin në pjesën e dytë

Real Madridi arrin një fitore mjaftë të rëndesishmë në udhëtim ndaj Bayern Munich. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1.

Edhe pse bavarezët dominuan ndeshjen në pjesën e parë dhe krijuan disa raste të mira ata asesi nuk arritën të shënonin më shumë se njëherë.Reali më shumë ishte përqendruar në mbrojtje dhe kërkonte që të shfrytëzonte kundërsulmet e shpejta për të shënuar dhe atë e arritën ndonëse jo prej kundërsulmit por me anë të Marcelos i cili shënoi me një goditje shumë precize, raporton KosovaPress.

Kliko per me shume info

Ndërsa në pjesën e dytë reali arriti të realizonte në minutën e 57 të ndeshjes me anë të Asensios i cili shënoi pas një kundërsulmi mirë të organizuar nga ana e madrilenëve.

Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Zinedin Zidani-t pasi të shënosh dy gola si mysafir në Ligën e Kampionëve është një favor shumë i madh.

Loja e ardhshme luhet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu dhe do të mbetet të shihet se cila skuadër do të kualifikohet në finalen e madhe e cila luhet në Kiev të Ukrainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here