‘Donte t’ja fuste Tahirit’, ja ç’thotë Veliaj për mesazhet e koduara të Saimirit

Politikë

Ai eshte perfolur nga opozita si nje nga personat “qe ka dashur t’ja fuse” Saimir Tahirit, pasi donte te ishte kryetari i PS per Tiranen. Ja cfare thote kryebashkiaku Erion Veliaj per ish ministrin e Brendshem:

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit…

Veliaj: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…

Veliaj: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?

Veliaj: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet.

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë…

Veliaj: Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.

Pse PS i ofroi mbrojtje?

Veliaj: PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?

Veliaj: Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.

ME TE LEXUARAT