2.5 milion euro kompanisë së by-pass të Fierit, rimbursimi i dëmeve nga përmbytjet

Aktualitet

rama-informaliteti152, 5 milion euro i janë dorëzuar sot publikisht kompanisë që po ndërton by-pass e Fierit.  2, 5 milion euro i janë dhënë kompanisë për të rimbursuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet  shkurtit të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili  ishte sot pasdite për të inspektuar këtë rrugë, ku janë realizuar gjysma e punimeve të parashikuara, asistoi në dhënien e kësaj shume që ndër të tjera mundëson dhe vazhdimin e punimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve Eurosig,  duke i dorëzuar publikisht çekun kompanisë së ndërtimit apeloi për të gjithë bizneset dhe individët që të sigurohen, si mundësia më  e mirë, dhe më e sigurt në rast fatkeqësish.

“E japim këtë çek publikisht, pasi për të gjithë dëmet që pësojnë sot klientët nga ndryshimi i kushteve klimaterike, nuk kanë pse të shkojnë as në dyert e qeverisë, as në ndonjë derë tjetër pasi janë kompanitë e sigurimeve që ju përgjigjen një më një me sigurinë më të madhe.”

Ministri i Transporteve Haxhinasto gjithashtu iu bëri thirrje publike të gjithë subjekteve ekonomike dhe individëve që të sigurojnë aktivitetin e tyre, gjë që përveç të tjerave, ndihmon në zhvillimin e një sektori që duhet nxitur akoma më tej dhe që ka hapësira të mëdha për t’u zhvilluar, por sigurisht që krijon edhe një qëndrueshmëri shumë më të lartë për ekonominë e tyre, dhe për biznesin e tyre. “By-pass i Fierit është një vepër shumë e rëndësishme  për aksin Veri-Jug. Kemi parë punimet të cilit janë në nivelin 50 % të veprës dhe kemi rënë dakord që të ecim me një ecuri më të shpejtë për ta përfunduar këtë vepër në vitin e ardhshëm. Gjithashtu, edhe unë dëshiroj që të bëj një thirrje publike, që të gjithë subjektet ekonomike, dhe individët pse jo të sigurojnë aktivitetin e tyre, me  qëllim që të jenë të mbrojtur përpara rasteve të tilla. Gjë që ndihmon shumëfish në zhvillimin e ekonomisë, ndihmon në zhvillimin e një sektori që duhet zhvilluar akoma më tej dhe që ka hapësira të mëdha për t'u zhvilluar, por sigurisht që krijojnë një qëndrueshmëri shumë më të lartë për ekonominë e tyre, për biznesin e tyre.” , u shpreh ministri Haxhinasto.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e sigurimeve, Ministri Haxhinasto bëri të ditur gjithashtu se Ministria e Transporteve dhe ministria e Brendshme kanë nënshkruar një marrëveshje me këtë sektor për të ndihmuar njëri-tjetrin për rritjen e sigurisë rrugore. “Unë dëshiroj që të theksoj me këtë rast rëndësinë që ka bashkëpunimi me  sektorin e sigurimeve. Ministria e transporteve dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar një marrëveshje me këtë sektor për të ndihmuar njëri-tjetrin për rritjen e sigurisë rrugore. Është një projekt i cili ka do të funksionojë dhe përfitimet do të jenë të përbashkëta. Siguria rrugore është një nga objektiva të më të rëndësishme tonat pasi qytetarët duhet të marrin një shërbim transporti sa më të sigurtë, sa më të garantuar, sa më cilësor.”, u shpreh ai.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, dorëzimin e kësaj shume në mënyrë publike e vlerësoi si një dëshmi e cila përcjell një mesazh shumë të qartë  sigurie për sipërmarrjet në radhë të parë, por edhe për të gjitha ato njësi tregtare apo familjare që janë të kërcënuara nga fenomene natyrore.

“Është në fakt një dëshmi, që ne donim ta bënim publike për të përcjellë një mesazh shumë të qartë për sipërmarrjet në radhë të parë, por edhe për të gjitha ato njësi tregtare apo familjare që janë të kërcënuara nga fenomene natyrore.

Ne, për përmbytjet e shkurtit për të cilat u bë shkak edhe ky event i vogël këtu, sot, i jemi përgjigjur një për një në të gjitha nivelet të krizës dhe pastaj dhe pas krizës. Tanimë po bëjmë edhe shpërndarjen e të gjitha parave të konstatuara në bashkëpunim me Komisionin Europian për dëmet në prodhimet bujqësore.

Por sidoqoftë rasti konkret e tregon, në rast se kjo kompani nuk do të ishte e siguruar do të kishte qenë e pamundur që ky dëm i madh që është shkaktuar nga përmbytja në kantierin e vet të ishte dëmshpërblyer.

Kështu që ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë urë midis shtetit dhe sigurimeve për të promovuar vazhdimisht mesazhin, sigurohuni. Tani që keni hequr të gjitha pengesat burokratike dhe keni zgjidhur të gjitha problemet e dokumentacioneve siç i gjetëm mal midis nesh dhe objektivit për të realizuar përfundimisht veprën, të mund të ecim me shpejtësi më të madhe dhe brenda viti të ardhshëm t'i kemi dhënë fund edhe bypass të Fierit.”

ME TE LEXUARAT