Qeveria nuk i jep asnjë cent Telekomit, a do ta falimentojë?

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë borxhet e Telekomit të Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, por do të gjejë formë për rimëkëmbje dhe ta përgatis për procesin e privatizimit, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se pavarësisht faktit se aksionar i kësaj kompanie është Qeveria e Kosovës, borxhet nuk do t’i shlyej. Ai thotë se Telekomi ka potencial për të qenë fitimprurës në treg, por nuk është menaxhuar në mënyrë të duhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tashmë duhet të shikohen format si qeveri, do të mblidhemi dhe të diskutojmë se si të rimëkëmbim Telekomin, si të kthejmë në kompani profitabile, të ulim kostot operative, sepse këto kosto janë shumë të mëdha. Normalisht t’i shikojmë trendet, sepse një ndërmarrjeje që i ulet shitja dhe i rriten shpenzimet në të njëjtën kohë nuk është normale në asnjë biznes në botë”, ka thënë Lluka.

Telekomi i Kosovës aktualisht gjendet në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e 60 milionë euro.

Për krizën financiare të kësaj kompanie, kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha, të hënën ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar ka arritur në 60 milionë euro.

ME TE LEXUARAT