Putin do marrë hak? Britania në alarm, Inteligjenca jep detaje për kërcënimet

Frika e hakmarrjes nga Putini per sulmet kunder Sirisë ka ‘pushtuar’ Britanine.
Britania ne panik nga nje sulm kibernetik rus, pasi zyrtarët paralajmëruan për hakmarrje të shpejtë për sulmet ushtarake në Siri.

Kliko per me shume info

Zyrtarët e inteligjencës në GCHQ dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë në gatishmëri për të goditur përsëri nëse Kremlini nis luftën kibernetike.

Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme”, raporton Daily Mail.

Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në përgjigje të sulmit ndaj objekteve të armëve kimike të Bashar al-Assad.

Burimet e inteligjencës gjithashtu druajnë se hakmarrja mund të përfshijë lirimin në internet të të ashtuquajturit ‘kompromat’ – informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.