Pse shtatzënat duhet ta përdorin kosin

Soft

Regjimi ushqimor është i rëndësishëm gjatë një shtatzënie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë të shumta ushqimet që nuk këshillohen për t’u ngrënë gjatë saj, ashtu siç studime të tjera rekomandojnë ngrënien e ushqimeve specifike.

Ndër ushqimet që luan rol të rëndëishëm për t’u konsumuar gjatë shtatzënisë është kosi, i cili nuk rrezikon kilet e tepërta tek nëna dhe nuk prek as shëndetin e fetusit.

Kjo pasi kosi është i pasur me kalcium, element shumë i rëndësishëm për forcimin e kockës së nënës dhe të fetusit si dhe ka një sasi të madhe proteinash, vitaminë K dhe vitaminë B, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar si të nënës edhe të bebes.

Gjithashtu kosi përmban fosfor, magnez dhe potas, si dhe është një element dietik për nënat e reja, pasi i pengon për të marrë kile të tepërta.

Këshillohet që femrat shtatzënë ta konsumojnë çdo ditë atë, madje edhe pasi të kenë lindur fëmijën.

ME TE LEXUARAT